Joreme Rothen ka folur për mundësinë që sulmuesi të vazhdojë qëndrimin në klub
Sipas lajmeve ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ishte çështje momentesh se kur ai do t’i bashkohej Real Madridit, megjithatë, lajmet e fundit thonë se kjo nuk është më e garantuar, pasi që ai ka përmirësuar raportet me skuadrën nga kryeqyteti i Francës.
Mbappe ka kontratë me PSG deri më 30 qershor dhe mund të negociojë me klubet tjera kontratë të re prej 1 janarit, por sipas ish sulmuesit të PSG-së, Jerome Rothen nuk përjashtohet mundësia që 23 vjeçari të rinovojë me klubin parisienë.
“Sipas informatave të mija, marrëdhëniet në mes të Kylian Mbappe dhe PSG janë përmirësuar dukshëm”, tha Rothen për RMC Radio gjatë emision “Rothen on Fire”.
“Mundësitë që ai të largohej në gusht ishin 99 për qind. Sot, megjithatë, gjërat kanë ndryshuar dhe deri me tani mundësitë që ai të largohet janë 65 për qind”.
“Por, po ashtu më është thënë se kjo mund të ndryshojë në çdo moment”.
Rothen po ashtu mendon që nëse PSG e eliminon Real Madridin nga Liga e Kampionëve, ky mund të jetë një faktor për vendimin që do ta marrë francezi.
“Si ndryshim nga ajo që arrita të marrë informatë, zbulova se kualifikimi kundër Real Madridit mund t’i ndryshojë gjërat pozitivisht për PSG”, përfundoi Rothen.
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...