Google ADS

Putin kryen sulme kibernetike ndaj Ukrainës

17:58 | 23 Shkurt 2022
KRG

Derisa trupat ushtarak në kufirin Ukrainë-Rusi, janë duke u shtuar çdo ditë e më shumë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur të sulmojë Ukrainën edhe më një formë ndryshe, duke bërë një sulm kibernetik ndaj disa bankave, faqeve zyrtare të ministrisë dhe duke afektuar disa telefona të deputetëve ukrainas.

“Sky News” ka bërë të ditur  se ka pasur paralajmërime për planet e hakerëve, derisa tensionet mes dy shteteve është gjithmonë në rritje.

“Një sulm kibernetik ka goditur bankat e Ukrainës, ka konfirmuar ministri ukrainas për transformim digjital. Disa ueb-faqe, përfshirë edhe atë të ministrisë së jashtme, janë të bllokuara. Ka pasur paralajmërime për planet e hakerëve, derisa tensionet me Rusinë po rriten” – ka thënë gazetarja e “Sky News”. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme