Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 3.156 testime për coronavirus, ndërsa 674 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 352, Manastir – 44, Veles – 33, Prilep – 31, Kavadar – 27, Kumanova – 22, Gjevgjeli – 21, Kërçovë – 17, Strumicë – 16, Tetova dhe Gostivar – 12, Ohri – 11, Negotinë – 10, Resnjë – 9, Radovishi – 8, Shtip – 6, Koçani, Struga, Sveti Nikolla, Vallandova dhe Krusheva – nga 5, Makedonski Brod dhe Demir Kapija – 3, Kriva Pallanka, Dellçeva, Berova, Dibra dhe Bogdanci – nga 2, Kratovë dhe Demir Hisar – nga 1.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 9 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 31 janar deri 20 shkurt 2022.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 978 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 295.082, prej të cilëve 280.675 janë shëruar, ndërsa 8.958 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (23 shkurt) është 5.449.
Me simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova ni...
Inter Miami do t’i ofrojë kontratë të re Messit
Krasniqi uron e përkujton: 28 Nëntori na emocionon, nuk e ke...
Anisa flet me Sarën për muzikën: Industria e muzikës është s...
Dita e Pavarësisë, Ceremonia solemne në sheshin e Flamurit n...
Dita e Pavarësisë, BE: Kjo festë gjen Shqipërinë më afër fam...