Zoti Putin është një nga reliktet e pakta të Luftës së Ftohët që është aktiv në politikë, dhe si i tillë ai nuk ja ka dal që të çlirohet nga edukimi i tij për bërjen “proces botëror të komunizmit”.
Ndonëse se Rusia zyrtarisht është i shpallur shtet demokratik, ajo vazhdon të udhëhiqet me mendësinë totalitare të nostalgjisë sovjetike.
Kjo mendësi ka dominuar sidomos politikën e jashtme të Rusisë, me theks të veçantë pas konsolidimit të zotit Putin si personaliteti autoritar i jetës politike ruse.
Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, njëkohësisht u shpërbënë edhe komponentët ruse të ndikimit në nivel global; duke përfshirë atë ideologjik – komunizmin që ishte si njëra nga armët më efikase kërcënuese ndaj perëndimit, pastaj atë territoriale e strukturuar në Paktin e Varshaves që përfshinte një vij territoriale nga Baltiku deri në Bosfor, si dhe ajo ekonomike.
Komponenti i vetëm përmes të cilës zoti Putin po e shfrytëzon për t’u imponuar në rrjedhat e lidershipit global është arsenali bërthamor të cilin ai e përdor si kërcënim të vazhdueshëm për të imponuar politikat e veta në marrëdhëniet ndërkombëtare në raport me perëndimin.
Këtë komponentë zoti putin ja ka arritur ta shfrytëzoi me mjeshtëri duke e kombinuar me luftën hibride të krijimit të kaosit.
Kjo u aplikua sipas strategjisë matematikore të fitores ushtarake të Napolonit “Numri i madh mund të voglin”. Ai konsideronte se: “është gjithmonë numri i madh që mund të voglin; kur unë me forca të pakta kam përball një ushtri të madhe në numër, e mbledh mendjen shpejt e shpejt dhe hidhem si pupël në një nga krahët e armikut dhe e shpartalloj atë. Pastaj, shkaktoj konfuzion në radhët e tij, sepse vetë lloji i manovrës nuk mund të kalojë pa u ndjerë në forcat e kundërshtarit. Ndërkohë e sulmoj atë në pikë tjetër, por gjithmonë me të gjitha forcat që kam.
Kështu e asgjësoj atë pjesë – pjesë dhe pas kësaj vjen fitorja, që siç e shihni, është gjithmonë triumf i numrit më të madh ndaj numrit të vogël”. Me këtë logjikë Rusia ka zhvilluar luftën hibride të krijimit të kaosit, duke tentuar që ta ndajë perëndimin në pjesë – pjesë. Nga efektet më të njëshme të kësaj veprimtarie ishte dalja e Britanisë së Madhe nga BE, luhatje e Turqisë në mes perëndimit dhe Rusisë, si dhe heterogjeniteti i NATO-s në kohën e administratës së zotit Tramp.
Mësymja ruse drejt Ukrainës është edhe një testim i arritjes së efektit të politikës të kaosit, apo të vazhdimit të shkaktimit të tij. Se a do të ketë apo jo mësymje drejt Ukrainës, kjo do të varët nga aftësia e perëndimorëve për të demonstruar pa hezitime veprime unike politike të perëndimit!
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?