Google ADS

Nagavci flet për kërkesën e shqiptarëve të veriut që t’i kthehen mësimit në shkollat shqipe

12:21 | 23 Shkurt 2022
V. S.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur lidhur me kërkesën e shqiptarëve në Mitrovicë të Veriut, që nxënësit të kthehen në shkollat ku kanë qenë më herët.

Ne një konferencë për media, Nagavci tha që do t’i shqyrtojnë me kujdes kërkesat e tyre.

“Në lidhje me kërkesat e komunitetit, nxënësve dhe prindërve për zhvillimin e mësimit në shkollat në gjuhën shqipe, natyrisht që i kemi shqyrtuar me kujdes. Në fillim të javës së ardhshme, e kemi mbledhjen me të gjithë drejtorët e drejtorive komunale të arsimit, por përtej kësaj në vazhdimësi të takimeve me kryetarë të komunave edhe me përfaqësues të komunave që të adresojmë kërkesat specifike të tyre”, tha Nagavci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme