Google ADS

Bashkimi Evropian e shqetëson mungesa e kuorumit në Kuvendin e Kosovës

11:20 | 23 Shkurt 2022
S D

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se është shqetësuese mungesa e kuorumit dhe ndonjëherë ecuria e ngadaltë e akteve kyçe legjislative në Kuvendin e Kosovës.

Këto komente Szunyog i bëri në tryezën me temën “Presidenca Franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian” të organizuar nga Instituti EPIK, në bashkëpunim me Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovë.

Tutje shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ndër tjera ka folur edhe për punën e kuvendit.

“Është një konsensus shumë i fortë për integrimin e Kosovës në BE, dhe të gjitha partitë politike e mbështesin këtë proces, por mendoj se është gjithashtu e rëndësishme që ato deklarata të përgjithshme të mbështetjes për integrimin në BE gjithashtu të shndërrohen në aktivitete konkrete të këtij Kuvendi. Më duhet të pranoj se ne jemi duke monitoruar punën e Kuvendit dhe na shqetëson shpesh mungesa e kuorumit dhe ndonjëherë ecuria e ngadaltë e akteve kyçe legjislative në Kuvend, dhe padyshim që kjo vlen edhe për këtë ndryshim gjithëpërfshirës të legjislacionit zgjedhor por edhe për Ligjin për Financimin e Partive politike”, tha ai.

Ndërsa ai tutje tha se investimet moderne në Kosovë janë hapi kryesor që duhet të ndërmarrin në mënyrë që të kenë edhe rritje ekonomike.

“Hapi i parë është rritja e re e Kosovës në investimin modern që të arrijë një zhvillim ekonomikë dhe ambiciozë. Këto dy elemente janë kryesore për zhvillimin e Kosovës dhe prosperitetit në të ardhmën. Kosovës i nevojitet ambicie të mëdha në këto dy zona që të ecë përpara në rrugën për Bashkimin Evropian”, tha Shefi i Zyrës së BE-së.

Ndërkaq Szunyog tha se Bashkimi Evropian do ta mbështes Kosovën në rrugëtimin e saj.

“Njerëzit në Kosovë, meritojnë dhe ju nevojitet një shtytje motivuese për hyrje të gjelbër. Në mënyrë që të rriten investimet, puna. Bashkimi Evropian do ta mbështes Kosovën në këtë tranzicion dhe për këtë ka propozuar plane për investime ekonomike, agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme