Google ADS

Qeveria për dialogun Kosovë-Serbi: Takimet e grupeve teknike do të vazhdojnë

10:37 | 23 Shkurt 2022
arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, dje gjatë ditës zhvilloi takime dypalëshe me Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Në këto takime u diskutua për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, për ndjeshmërinë dhe urgjencën e një zgjidhjeje sa më të shpejtë. U fol për energjinë në kuadër të marrëveshjes ekzistuese. Diskutimet me Bashkimin Evropian në këtë fushë kanë shënuar progres, megjithatë mbeten ende detaje për t’u trajtuar”, bënë të ditur qeveria në një komunikatë për medie.

Çështje tjetër e diskutimit aty thuhet se ishte edhe ajo e targave të veturave.

“Grupet teknike kanë filluar të finalizojnë propozimet e tyre përfundimtare. Takimet e grupeve teknike do të vazhdojnë deri në përzgjedhjen përfundimtare të opsioneve sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme