Kryetarja e Komisionit për integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi në tryezën e organizuar nga Instituti EPIK, në bashkëpunim me Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, tha se Kosova në 14 vitet e fundit ka avancuar në rrugëtimin e saj si shtet dhe është një nga projektet më të suksesshëm ndërkombëtare në histori moderne, raporton arbresh.info.
“Kosova është me fat që gëzon mbështetje unanime të qytetarëve për procesin integrues të vendit pothuajse në çdo sondazh në përkrahje të qytetarëve të Kosovës kemi gjithmonë mbi 80%, të anëtarësimit tonë në BE. Besoj se gjithë spektri politik në vend ka dëshmuar përkushtimin e tij për reforma në rrugën tonë evropiane nga ngritja e Gjykatës Kushtetuese deri tek mbështetja e dialogut Kosovë -Serbi. Vendimet në rrugën tonë integruese nuk janë të lehta dhe popullore janë çdo herë në dobi të të ardhmes të qytetarëve tonë. Së fudni kemi festuar edhe 14 vite të Pavarësisë. Arritja e Kosovës në këto 14 vite ka dëshmuar se Kosova është projekt më i suksesshëm ndërkombëtarë i shtet ndërtimit në histori moderne”, tha Krasniqi.
Tutje Krasniqi tha se se zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale kanë dëshmuar demokracinë e vendit tonë.
“Zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale kanë dëshmuar rrjedhshmërinë e shkëlqyeshme të demokracisë në Kosovë. Arritjet historike, sportive dhe artistike të të rinjve tanë në botë janë shembuj potencial të jashtëzakonshëm të vendit tonë. Këto arritje nuk janë vetëm tona janë të përbashkëta të gjithë miqve dhe aleatëve të Kosovës”, tha Krasniqi./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...