Policia rajonale e komunikacionit rrugor në Ferizaj, sot në mëngjes ka ndaluar dy shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion “Tejkalim i shpejtësisë” në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilluan shpejtësi 90 km/h, thuhet në komunikatën e tyre.
Në lidhje me këtë policia ndaj shoferëve: B.SH, i moshës 22 vjeçar dhe shoferit tjetër me inicialet M.K (F/K) e moshës 39 vjeçare u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj (6) masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
Të dy shoferët në tërësi i pranuan kundërvajtjet e shkaktuara.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë./arbresh.info/
Jashari pas paraqitjes me Kosovën: Gjithmonë krenar
Adri dhe Iliriana i japin fund beqarisë
Sulm me dron në veri të Izraelit, të paktën 67 të lënduar
Takimi i Kurtit me mërgatën në Gjermani, reagon Haradinaj: T...
Tërmet në Serbi
Sukses i madh i Istogut, kualifikohet në raundin e tretë të ...