Rrahje masive në Prishtinë, katër të lënduar dhe një i arrestuar

08:34 | 23 Shkurt 2022
S D

Pas një mosmarrëveshje verbale shtatë persona janë rrahur mes vetë ndërsa katër prej tyre kanë mbetur të lënduar ndërkaq një nga ta është arrestuar, shkruan arbresh.info.

“Rr. Xhevdet Doda, Prishtinë 22.02.2022-14:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale,  janë rrahur mes veti  shtatë të dyshuar meshkuj kosovar, si pasojë katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në raportin e Pk-së./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme