Rreth 70 km nga Donetsk, një nga dy rajonet e shkëputura në Ukrainën lindore të drejtuar nga separatistët e mbështetur nga Rusia, ndodhet qyteti industrial i Kostyantynivka.
Në vitin 2014, ajo u pushtua për dy muaj përpara se ushtria ukrainase të rimarrë kontrollin, transmeton portal arbresh.info
Pavarësisht situatës së tensionuar, Olga dhe Jenya, vendosen që të martohen të martën dhe po bëjnë të pamundurën që të shijojnë ditën e tyre me familjet dhe miqtë.
Ndërsa të ftuarit hanë nga pjata të mëdha me sallata dhe mish të pjekur në skarë, ata shijojnë argëtimin (një komedian i veshur me një kostum të plotë ariu) dhe muzikën pop që dëgjohet nga altoparlantët. Të ftuarit e dasmës duken të patrazuar nga ngjarjet që ndodhin në pragun e tyre, shkruan BBC.
Kur fillimisht caktuan datën, Olga dhe Jenya nuk e dinin se do të përkonte me njoftimet e Presidentit Putin brenda natës.
Përkundër situatës së tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë, ata nuk ishin të përgatitur që të anulonin dasmën./arbresh.info/
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme