Google ADS

Manchester United gjobitet me 20 mijë funte për incidentin gjatë ndeshjes kundër Brighton

21:14 | 22 Shkurt 2022
KRG

Manchester United është gjobitur pasi kanë dështuar që të menaxhojnë sjelljen e lojtarëve në fushë, në ndeshjen kundër Brighton & Hove Albion në Old Trafford.

Kapiteni i Brighton, Lewis Dunk, fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Peter Bankes për një faull ndaj Anthony Elanga, por lojtarët e United nuk ishin dakord me gjyqtarin, duke i kërkuar që të përjashtonte 30-vjeçarin, përcjell lajmi.net.

Jarred Gillett, gjyqtari kryesor i VAR-it e këshilloi gjyqtarin kryesor të ndeshjes të shikonte ndërhyrjen e Dunk në monitorin e fushës dhe përfundimisht ai e anuloi vendimin e tij dhe i tregoi kapitenit të Brighton kartonin e kuq.

Pavarësisht faktit që gjyqtari Bankes gaboi në atë faull, federata angleze nuk e justifikuan sjelljen e lojtarëve të djajve të kuq.

Kjo bëri që skuadra e Manchester United të pranonte një gjobë prej 20 mijë funteve nga FA.

Kujtojmë se gjatë këtij takimi, Anthony Elanga u sulmua me gjësende të forta nga tifozët e Brighton.

Të ngjashme