ShBA-të shpallin sanksione të mëdha ndaj Rusisë: Ky është vetëm fillimi

20:41 | 22 Shkurt 2022
KRG

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka folur sot në konferencë për media në lidhje me situatën në Ukrainë, pas zhvillimeve të mbrëmshme ku presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njohur pavarësinë e dy rajoneve të Ukrainës Lindore.

“Do të fillojë implementimin e sanksioneve si kundërpërgjigje – larg më të ashpra sesa ato që i kemi implementuar së bashku me aleatët në vitin 2014. Nëse Rusia vazhdon me këtë invazion, jemi të gatshëm të shkojmë tutje me sanskione”- ka thënë Biden.

“Vladimir Putin ka rrethuar Ukrainën me 150 mijë trupa. Dje njohu si republika dy rajone separatiste dhe tani ka leje për të futur ushtrinë në Ukrainë duke shkelur sovranitetin e një shteti.”- ka shtuar  Biden.

Ndërsa Joe Biden ka thënë se tashmë janë vendosur dy sanksione ndaj dy bankave ruse si dhe ndaj disa  familje të pasura në Rusi, të cilët janë të njohur për afrimitetin me regjimin e Vladimir Putinit.

Biden ka theksuar  se nuk e ka ndërmend të sulmojë Rusinë, por që do të forcojë të gjitha shtetet anëtare të NATO-s që ndodhen në Europën Lindore.

“Ne jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën. Ne jemi të bashkuar në kundërshtimin tonë ndaj agresionit rus. Ne jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbrojtur aleancën tonë të NATO-s” – ka thënë Biden.

Presidenti amerikan  poashtu tha se pritet të ketë masa edhe më të fuqishme, nëse Putin nuk i peshon mirë veprimet dhe fillon sulmet në Ukrainë, siç edhe kishin paralajmëruar më herët zyrtarët amerikanë/ arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme