Google ADS

Donjeta Sadiku vazhdon në çerekfinale të ‘Strandzha Cup’, ku ndeshet me boksieren ruse që e përfaqëson Serbinë

18:35 | 22 Shkurt 2022
KRG

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka regjistruar suksesin e radhës në turneun ndërkombëtar të boksit, ‘Strandzha Cup’, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Në 1/8 e finales në këtë garë, ajo ka triumfuar përballe kundërshtares nga Uzbekistani, Raykhona Kodirova, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Në fazën e rashës, Donjeta do të ndeshet me boksieren ruse, Natalia Shadrina, e cila e përfaqëson Serbinë.

“Fitorja e dytë e Donjeta Sadikut kundër boksieres nga Uzbekistani, Kodirova Raykhona, në të tetën e finales”.

“Nesër më 23 shkurt në çerekfinale në luftë për medalje, Donjeta bokson kundër boksieres ruse që përfaqëson Serbinë, Shadrina Natalia”, thuhet në një postim të Federatës së Boksit të Kosovës në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme