Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka pritur sot në një takim në Tiranë Komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Ferenc Kajari.
Në një postim në rrjetet sociale pas takimit, Peleshi është shprehur se KFOR është një mision i rëndësishëm, jo vetëm për Kosovën, por edhe për sigurinë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Kontributi i vendit tonë, siç e kemi shprehur edhe më parë do të shtohet, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka për Shqipërinë”, ka shtaur Peleshi.
Qëllimi i KFOR-it është të krijojë dhe mbajë një ambienti të sigurt në Kosovë. KFOR-i ka përafërsisht 16,000 ushtarë në Kosovë dhe përveç detyrave të tjera ka edhe përgjegjësinë e drejtpërdrejt për mbrojtjen e Kosovën nga kërcënimet e jashtme.
Raya zbulon sekretin për dy pritjet magjike natën e mbrëmshm...
Dogana arreston dy të dyshuar, për shmangie nga detyrimet do...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën
Tiranë: 62-vjeçari vdes në rrugë
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...