Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka nisur hetimet për pesë punonjës të Policisë së Burgjeve në Korçë, si dhe për një të dënuar.
Sipas SHKBB, në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin në IEVP sende të ndaluara në këmbim të vlerave monetare. Ata akuzohen për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” ,“Mashtrimet”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
“Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë një çështje penale për 6 shtetas.
Pesë nga të përfshirët janë punonjës të Policisë së Burgjeve në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë dhe shtetasi tjetër vuajtës dënimi gjithashtu në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë.
SHKBB referoi rastin pasi kreu veprimet e para procedurale për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” ,“Mashtrimet”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 244, 248, 143, 305/b dhe 25 të Kodit Penal, të ndryshuar.
Referimi u dorëzua në Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Korçë në kuadër të hetimit të vitit 2022 pas kryerjes së veprimeve proceduriale për shtetasit:
1-“V.R.”, i dënuar në IEVP Korçë për veprën penale të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
2-“O.P.”, punonjëse e Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 305/b i Kodit Penal “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal;
3-“A.XH.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal;
4-“O.T.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të Kodit Penal;
5-“A.SH.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal;
6-“A.M.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal.
Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin fusnin në IEVP sende të ndaluara në këmbim të vlerave monetare.
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin me prova për shtetas dhe punonjës policie të tjerë të përfshirë”, shkruan SHKBB./lapsi.al/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit