Google ADS

Stilistja shqiptare tregon kush zë vendin e parë për modë nga ish banorët e BBV

14:37 | 22 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Stilistja Anila Konomi ka komentuar veshjen e ish-banorëve të Big Brother në finale duke renditur Sheila Haxhirajn dhe Monika Lubonjën si të veshurat më mirë.

Ndërsa veshjen e Fifit e konsideroi si më të keqen. “Sheila më pëlqeu shumë. Thjesht, pastër, bukur, ndoshta është dhe kombinimi me motive nacionaliste”.

“Nuk më pëlqeu Fifi, e kam shumë xhan por nuk më pëlqeu. Kishte mundësi të ishte veshur më mirë”, shtjelloi ajo më tej, pa e tepruar me kritika.

“Monika më ka pëlqyer thuajse gjatë gjithë spektaklit, mbase ishte pak e ekzagjeruar pjesa e shallit sepse fustani ishte shumë i bukur”, tha Konomi në ‘Shqipëria Live’.

Ndërsa për dy finalistët, vlerësoi maksimalisht veshjen e Donaldit. “Nga katër finalistët, jam për Donaldin se kishte një veshje të kohës”.

“Ishte një kostum oversize, që e kishte kombinuar me kapelen dhe T-shirt e atletet, i rri mjaft mirë. Iliri ishte klas, vetëm se nuk kishte vënë kollaren. Duke i parë të dy, i dalloje dhe publiku ja ka dhënë votën edhe nga stili”, tha Konomi./lajmi.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme