Fitorja e Arsenalit ndaj Brenfordit në fundjavë ndihmoi në mbajtjen e ambicieve për top katër të Topçinjve – kryesisht falë dy lojtarëve të akademisë në Hale End që i kanë shtyrë londinezët përpara gjatë gjithë sezonit.
Ndikimi që Bukayo Saka dhe Emile Smith Rowe kanë pasur në skuadrën e Mikel Artetës këtë sezon ka qenë fenomenal.
Është e vështirë të imagjinohet se ku do të ishte Arsenali pa ta.
Edhe pse rikthimi i Smith Rowe në skuadër rezultoi të ishte katalizatori për një fitore vendimtare, ka ende disa çështje bezdisëse që mund të prishin përpjekjen e Arsenalit për t’i dhënë fund mërgimit të tyre shumëvjeçar nga Liga e Kampionëve.
Një prej tyre është edhe situata aktuale për kapitenin e Topçinjve, e cila u theksua pasi Granit Xhaka në dukje refuzoi të merrte shiritin pas zëvendësimit të Alexandre Lacazette në fundjavë.
Lacazettes iu dorëzua shiriti i kapitenit deri në fund të sezonit pasi Pierre-Emerick Aubameyang u përjashtua nga klubi muajin e kaluar./Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...