Në 24 orët e fundit, Prokurori i Shtetit ka ngritur 58 aktakuza.
Njoftimi i plotë:
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetetetë (58) persona kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndryshme. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje’’.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh në dy raste të ndara, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
//////
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Kanosja” (ndaj personit zyrtar) dhe dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, “Kanosja”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Zjarrvënia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale” “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje’’.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “ Dhuna në familje”.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”
Nëntëmbëdhjetë (19) kundër nëntëmbëdhjetë (19) për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kontrabandimi me mallra”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”./arbresh.info/
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...