Siria mbështet vendimin e Rusisë për Donbasin

11:52 | 22 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Siria ka thënë të martën se mbështet vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të njohur dy rajonet ukrainase, Donjeck dhe Luhansk, si të pavarura.

Këto rajone njihen si Donbas.

“Siria mbështet vendimin e presidentit Putin për të njohur republikat Luhansk dhe Donjeck dhe do të bashkëpunojë me to”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar ministrin e Jashtëm sirian, Faisal Mikdad.

Sipas agjencisë, Mihdad i ka bërë këto deklarata në Forumin Valdai në Moskë më 22 shkurt.

“Ajo çfarë Perëndimi po bën kundër Rusisë sot, është e ngjashme me atë që ka bërë kundër Sirisë gjatë luftës terroriste”, është cituar të ketë thënë ai./REL/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme