Carlo Bonomi, kandidati kryesor për t’u bërë president i Serie A e ka pranuar se e përkrah Interin.
Pozita e presidentit të Serie A ka mbetur bosh kur Paolo Dal Pino dha dorëheqje në fillim të këtij muaji.
Bonomi është kandidati që gjendet në “pole position” për ta marrë atë pozitë. 55-vjeçari është president i Confindustria, shoqata kryesore që përfaqëson kompanitë prodhuese dhe shërbime në Itali.
Bonomi gjithashtu zbuloi ekipin e preferuar, teksa tha se kjo nuk do të ndikonte asgjë nëse bëhet president i Serie A.
“Unë e përkrahi Interin. Gjithkush e ka një ekip të preferuar. Nëse jo, nuk e don futbollin, por të mbetesh i pavarur është diçka tjetër”, u shpreh Bonomi. /GE/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç