Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar sot pas protestës së banorëve në zonës “5 maji” në Tiranë dhe përplasjes së tyre me forcat e policisë në orët e para të mëngjesit.
Banorët kanë kundërshtuar aksionin e shembjes së shtëpive të tyre nga Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për t’i hapur rrugë zhvillimit të një projekti të madh ndërtimesh në kuadër të programit të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka dënuar dhunën e policisë ndaj banorëve.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe terrorin e egër policor ndaj banoreve që mbrojnë shtëpitë e tyre! Krim i shëmtuar”, ka thënë Berisha duke publikuar gjithashtu pamje nga përplasja e banorëve me policinë.
Disa prej banorëve, qëlluan edhe me gurë ndaj efektivëve të policisë, e cila nga ana e saj, hodhi edhe gaz lotsjellës.
Banorët e kësaj zone kundërshtojnë procesin dhe dokumentet që u janë dhënë për të firmosur. Ata kanë protestuar edhe më parë pranë godinës së Kuvendit, e madje edhe pranë Ambasadës Amerikane dhe zyrës së delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë.
Në protestën e fundit para Parlamentit, një grup protestuesish u takua edhe me kryeministrin Edi Rama, por edhe pasi ai premtoi trajtim të njëjtë si për ata që kishin dokumente të rregullta për shtëpitë, si për ata që nuk i kishin, banorët refuzuan të firmosnin kontratën. Sipas tyre, në letër nuk ishin pasqyruar fjalët e Ramës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...