Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën plenare ka kritikuar Qeverinë Kurti për rritjen e çmimeve të produkteve bazike.
“Viti 2022 do të jetë shumë i vështirë për familjet dhe bizneset…, duhet të rriten subvencionet dhe pagat. Dua të sjellë në vëmendje rritjen e kostos së jetesës. E para janë rritur çmimet e produkteve bazike. Është rritur çmimi i energjisë elektrike, tarifa e ulët është rritur 104 për qind ajo e larta 85 për qind”, bëri thirrje Hoti, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, mosveprimi i qeverisë po e rëndon situatën.
“Kemi parë bllokimin e OSHP-së që ka bllokuar miliona euro investime. Është rritur pasiguria në tregjet globale edhe për shkak të zhvillimeve në Ukrainë. Kemi rritje të çmimit të gazit. E di që këto probleme nuk i ka sjellë Qeveria aktuale, por mosveprimi po e rëndon gjendjen. Viti 2022 do të jetë shumë i vështirë për familjet dhe bizneset. Duhet rritur subvencionet e pagat”, u shpreh tutje Hoti./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...