Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar që Kosova ta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Ukrainë, ku Rusia i ka futur forcat e saj në dy rajone.
Ish-kryediplomati tha se Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkret për të reaguar në këtë situatë.
“Në Ukrainë po vendoset sot dhunshëm e ardhmja e Evropës, dhe jo vetëm e Evropës, por edhe e Ballkanit. Ne natyrisht jemi një vend i vogël dhe kemi probleme të mëdha serioze edhe me energjetikën, edhe me çmimet të cilat janë rritë, por ne jetojmë në planetin e njëjtë dhe ne si deputetë nuk jemi jashtëtokësor. Jemi pjesë e kësaj bote. Prandaj kërkoj nga Kuvendi i Kosovës dhe nga Qeveria që ta mbështet sovranitetin, integritetin territorial në kufijtë ndërkombëtar të Ukrainës.Hapi i dytë është që Ukraina është fronti i parë, Ballkani është fronti i dytë dhe ne jemi vija e parë e këtij fronti të dytë në Ballkan dhe mendoj që Qeveria e Kosovës duhet ta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Nuk e di nëse është mbledh”, tha ai.
Hoxhaj kërkoi që nëse SHBA-ja dhe fuqitë tjera perëndimore vendosin sot sanksione kundër Ukrainës, atyre t’u bashkohet edhe Kosova./arbresh.info/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida