Google ADS

Shkumbin Istrefi publikon faturat e muajit janar dhe shkurt, flet me dëshmi

10:22 | 22 Shkurt 2022
A. B.

Gjatë kësaj kohe reagimet në vend rreth shtrenjtimit të rrymës kanë qenë të shumta, e nga më të ndryshmet në rrjete sociale.

Producenti Shkumbin Istrefi, i njohur për publikun më shumë si “Feka” i serialit “Kafeneja Jonë”, ditë më parë ka njoftuar se ka kursyer dhe se fatura i ka ardhur më pak se muajin e kaluar. Siç ka thënë ai “Kursimi e ka bërë të veten”, shkruan arbresh.info

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta.

Lidhur me këtë ai sot bëri një postim në ‘Facebook’ derisa tregon se ka marrë edhe ofendime. Njëherësh ai ka ndarë edhe dëshmitë e shpenzimit të kilovatëve.

“Para dy ditësh e bëra një postim, përmes te cilit tregova qe fatura e Shkurtit me ka ardhur me e vogël se e Janarit (pavarësisht shtrenjtimit). Ngrohjen e kam me rryme dhe me dru. Tregova qe kam kursyer rryme maksimalisht.

Poenta e postimit ishte te “kursimi e ka bere te veten”. Mirëpo komentet ishin te ndryshme. Kishte edhe ofendime. Sa shume na ka sëmure turrin politika dhe militantizmi politik. Çdo gjë shikohet përmes atij prizmi.

Me poshtë i keni dëshmitë e shpenzimit te kilovatëve dhe në euro për Janar dhe Shkurt. Ndoshta tash besojnë”, ka shkruar ai. /arbresh.info/


lexo edhe:

Shkumbin Istrefi: Kursimi e ka bërë të veten fatura më erdhi më pak se muajin e kaluar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme