Të qenit aktiv është thelbësore për të qëndruar të shëndetshëm, thonë ekspertët.
Megjithatë, është e vështirë të dihet saktë se sa ushtrime duhet të bëni për të arritur qëllimet tuaja të fitnesit, qoftë kjo për humbje peshe ose shtim në peshë, transmeton portal arbresh.info
“Lloji i stërvitjes që bëni varet përfundimisht nga aftësia, qëllimet, pëlqimet dhe mospëlqimet tuaja, pajisjet në dispozicion, dëmtimet që keni dhe sa kohë keni në dispozicion,” shpjegoi trajneri personal Tom Mans për The Independent.
Ndërsa nuk ka një qasje të njejtë për të gjithë, ka parime dhe udhëzime që mund t’i ndiqni dhe të zbatoni gjatë stërvitjeve.
Nëse nuk jeni një entuziast fitnesi, ndoshta dëshironi të kaloni sa më pak kohë në palestër për të arritur qëllimet tuaja shëndetësore dhe fitnesi. Por Mans thotë se stërvitja vetëm një ose dy herë në javë nuk do t’ju japë më shumë se një nivel të ulët të fitnesit.
Sipas tij, duhet të stërviteni të paktën tre herë në javë nëse doni të arrini qëllimet tuaja të shëndetit dhe fitnesit, poashtu edhe të qëndroni në formë dhe të shëndetshëm.
Stërvitja katër ose pesë herë në javë është ideale, por shumica e njerëzve e shohin atë të paarritshme për shkak të kufizimeve kohore, kështu që Mans thotë se është më mirë të synoni për tre herë në javë.
Disa njerëz argumentojnë se mund të bëni një stërvitje efektive dhe efikase në gjysmë ore nëse e përdorni kohën me mençuri, por Mans beson se nëse doni të bëni përparim të vërtetë, duhet të stërviteni për 45 minuta deri në një orë.
Ai rekomandon që të kaloni 10 minuta për të ngrohur dhe mobilizuar trupin tuaj, 30-40 minuta stërvitje me peshë dhe pesë-10 minuta për t’u ftohur dhe shtrirë trupin.
Mans rekomandon që pas ushtrimeve të bëhet një ditë pushim dhe asnjëherë të mos bëhen ushtrime për 3 ditë rradhazi.
Ai ka theksuar se rëndësi të madhe për mbajtjen e trupit të shëndetshëm ka edhe gjumi.
Sipas tij, njerëzit që ushtrohen duhet të bëjnë 8 orë gjumë, përndryshe ushtrimet nuk do të kenë efekt të njejtë./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...