Proshuta dhe sallami tani po ndihmojnë kundër kancerit, thonë ekspertët

09:47 | 22 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Ndonëse deri me tani është thënë që proshuta dhe sallama janë ushqime të pashëndetshme, tani ekspertët thonë se ato mund të ndihmojnë kundër kancerit për një arsye.

Sipas ekspertëve, për të luftuar kancerin nuk është nevoitet vetëm mbështetja nga proteinat me bazë bimore, por duhen edhe proteinat me bazë shtazore që ndodhen te mishi i kuq, transmeton portal arbresh.info

Proteinat shtazore përmbajnë më shumë aminoacide, të cilat janë jetike për ndërtimin dhe rritjen e indeve të reja të muskujve, si dhe ndihmojnë njerëzit të tolerojnë më mirë trajtimet e kancerit si kimioterapia, sipas hulumtimeve të fundit.

Kur keni kancer, shumica e proteinave në dietën tuaj duhet të jenë të bazuara në mish.

Proteinat që ndodhen të mishi i kuq, janë vlerësuar si të dobëta kur janë përzier me mish të përpunuar si proshutë, sallamë, por sipas ekspertëve kjo është një ide e gabuar.

Sipas studimit të botuar në Technology, nutricionistët kanë shqyrtuar të dhënat shkencore të disponueshme dhe kanë sugjeruar që mishi, peshku, vezët, shpendët dhe produktet e qumështit ofrojnë veti më të mira për ndërtimin e muskujve sesa proteinat me bazë bimore, si bishtajoret.

“Trajtimi i kancerit gjithashtu mund të gërryejë muskujt për shkak të oreksit të dobët, gjumit ose stresit për shkak të operacionit, kështu që njerëzit që i nënshtrohen trajtimit kanë nevojë për më shumë proteina sesa individët e shëndetshëm,” tha dietologia Catherine Ford, transmeton portali arbresh.info

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë se nevojat ushqyese të trupit ndryshojnë gjatë trajtimit të kancerit, krahasuar me dietat për parandalimin e kancerit,” tha Ford.

Sasia e proteinave që një person ka nevojë për të mbajtur muskujt në formë rritet ndjeshëm gjatë trajtimit dhe studiuesit rekomandojnë që të paktën 65 për qind e marrjes totale të proteinave gjatë trajtimit të vijnë nga ushqimet me origjinë shtazore.

Njerëzit që trajtohen nga sëmundjet e kancerit duhet të hanë dukshëm më shumë protein bimore në mënyrë që të kenë të njejtat përfitime nga përfshirja e mishit, peshkut, produkteve të qumështit ose vezëve në pjatat e tyre, vuri në dukje ajo.

Rekomandimet aktuale sugjerojnë që njerëzit duhet të konsumojnë 1,2 deri në 1,5 gram proteina në ditë për kilogram të peshës trupore gjatë trajtimit të kancerit./arbresh.info/

Të ngjashme