40- vjeqari në Obiliq gjuan me AK-47, arrestohet nga policia

08:30 | 22 Shkurt 2022
A Z

Mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për gjuajtje me armë në fshatin Palaj të Obiliqit.

Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Obiliqit, ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:

– M.A, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Nga ana e policisë është kryer një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetë dhe sekuestruar:

– një armë automatike zjarri AK-47

– dy karikatorë të zbrazët dhe

-dy gëzhoja.

Personi i arrestuar ngarrkohen me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

Në media është raportuar se personi që shtiu me armë ka ofruar mbështetje për rusët. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar forcat ruse në ndërhyrjen e tyre në Ukrainë./arbresh.info/

 

Të ngjashme