Google ADS

Çka do të ndodhë sot

07:46 | 22 Shkurt 2022
V. S.

Ngjarjet e datës 22 Shkurt 2022

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes diskuton për planin e punës së komisionit për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 09:30)

Kuvendi i Kosovës mban seanca e radhës plenare. (Kuvendi, ora 10:00)

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizon tryezën e rrumbullakët mbi të drejtat e diasporës. Pjesë e panelit do të jenë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, deputetë të Kuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. (Ndërtesa e Kryeministrisë, salla p38, ora 10:00)

Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel, viziton Komunën e Prizrenit, ku do të pritet nga kryetari Shaqir Totaj. (Zyra e kryetarit të Komunës së Prizrenit, 10:30)

Lëvizja FOL mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “Shkarkimi i paligjshëm i të punësuarve në sektorin publik – pasojat në buxhetin e shtetit”. (Zyret e Lëvizjes FOL, rruga Andrea Gropa nr.35, Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim imzot Jean-Marie Speich – Nunci apostolik i Vatikanit, përgjegjës për Kosovë. (Kabineti i kryetarit, ora 12:00)/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme