ShBA-ja sot do të zbulojë më shumë sanksione ndaj Rusisë

06:50 | 22 Shkurt 2022
V. S.

Raportet nga Shtëpia e Bardhë thonë se SHBA do të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë të martën në përgjigje të “vendimeve dhe veprimeve të Moskës”.

“Ne po koordinojmë me aleatët dhe partnerët për atë njoftim”, tha një zëdhënës.

Presidenti Biden ishte i shpejt me sanksione paraprake pas lëvizjes së Rusisë për të njohur rajonet rebele në lindje të Ukrainës, duke i ndaluar qytetarët amerikanë nga “investimet e reja, tregtia dhe financimi për, nga ose në” zonat separatiste, shkruan BBC./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme