Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kërkuar takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të disktohet për zhvillimet e fundit të ndodhura në Ukrainë.
Ai ka dënuar vendimin e Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili ka njohur dy territoret në Ukrainën lindore si të pavarura, transmeton portal arbresh.info
“Kjo është qartë një shkelje e njëanshme e angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë dhe një sulm ndaj sovranitetit të Ukrainës”. Macron po kërkon “një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për miratimin e sanksioneve evropiane të synuara”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Pallati presidencial në Francë.
https://twitter.com/EmmanuelMacron/status/1495874987105923076?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1495874987105923076%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2022%2Ffeb%2F21%2Frussia-ukraine-news-latest-crisis-putin-biden-summit-kyiv-kiev-russian-invasion-threat-live-updates
Macron ka zhvilluar një takim dhe disa telefonata me Vladimir Putin, ku të fundit i është kërkuar që të situata në Ukrainë të zgjidhet në mënyrë diplomatike./arbresh.info/
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...