Google ADS

Kriza në Ukrainë: Britania e Madhe nesër do të shpallë sanksionet ndaj Rusisë

22:39 | 21 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pritet të shpallë një paketë sanksionesh ndaj individëve dhe subjekteve ruse të martën në përgjigje të vendimit të Moskës për të njohur dy republika separatiste në rajonin Donbas të Ukrainës.

Burimet qeveritare thanë se Zyra e Jashtme dhe Commonwealth do të përdorin legjislacionin e ri për të vendosur kufizime ndaj njerëzve dhe organizatave të lidhura me shtetin rus, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Ata thanë se ky pritej të ishte kësti i parë i sanksioneve që do të “rritej” nëse do të kishte ndonjë lëvizje të trupave ruse në territorin ukrainas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme