Google ADS

“VAR-i po favorizon futbollin e bukur, më parë kërciste shkelmi”

20:01 | 21 Shkurt 2022
KRG

VAR-i vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në futboll. Teknologjia ka ulur gabimet në ndeshje, por akoma ka polemika të shumta. Shefi i Sektorit të Zhvillimit të Garave në FIFA, Arsene Wenger folur rreth VAR-it në prononcimin për Telegraph.

“Më parë ka pasur më shumë goditje dhe shkelma, edhe mediet e pranonin dhe e lejonin. VAR-i ka sjellë më shumë respekt për futbollin sulmues, atë futboll të cilin ne tek Arsenali jemi përpjekur gjithmonë të luajmë.

Kishte raste kur lojtarët më teknikë merreshin me shkelma. Nuk ishte aspak inkurajuese një gjë e tillë, ishte zhgënjyese, kemi lojtarë si Wilshire dhe Ramsey që kanë pësuar dëmtime të rënda në fillimet e karrierës.

Kur je trajner, ti ndihesh shumë përgjegjës për dëmtimet e lojtarëve të tu, por, për fat të mirë, ne e kemi lënë pas krahëve atë periudhë”, deklaroi ish-trajneri francez, i cili drejtoi Arsenalin për 22 sezone radhazi./SS/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme