Google ADS

Shtëpia e Bardhë mohon se Biden i ofroi Putinit moratorium për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

18:54 | 21 Shkurt 2022
KRG

Një zyrtarë i lartë i administratës amerikane ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden, nuk i ka ofruar moratorium presidentit rus Vladimir Putin, sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Siç raporton CNN, nuk ka ndryshim qëndrimesh në këndvështrimin amerikan për anëtarësim në NATO, dhe se mbetet e përkushtuar dhe ka dyert e hapura për aleatët.

Biden ka deklaruar qartë muajin e kaluar, se nuk pritet që Ukraina t’i bashkohet NATO-s në një të ardhme të afërt.

Sot në Këshillin e Sigurimit, presidenti rus Vladimir Putin kishte pretenduar se Biden i kishte dhënë garanci se Ukraina nuk do të pranohet së shpejti në NATO, dhe se anëtarësimit i mundshëm mund të jetë subkejt i një moratoriumi.

“Kolegët amerikanë më kanë siguruar se Ukraina nuk do të pranohet në NATO. Madje një far lloj moratoriumi është i mundur”, pati deklaruar Putin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme