Google ADS

Analisti ushtarak i CNN, flet për lëvizjet e ushtrisë ruse përgjatë kufirit me Ukrainën

18:01 | 21 Shkurt 2022
KRG

Gjenerali i pensionuar, James Marks i cili tashmë është analist ushtarak i CNN, ka analizuar të dhënat e fundit nga Ukraina.

Sipas analistit ushtarak, janë grumbulluar një numër i madh i ushtarëve rus në vijën kufitare Rusia-Ukrainë dhe atë me Bjellorusinë.

Marks thotë se kjo lëvizje nga ana e Vladimir Putinit është një lloj kundërpërgjigje ndaj NATO-së, të cilët janë zgjeruar në lindje të Evropës.

Në anën tjetër, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, nuk ka hedhur poshtë mundësinë që tanket ruse t’ia mësyjnë Ukrainës.

Analisti ushtarak pretendon se një skenar përmes Bjellorusisë, do të kuptonte se Rusia do të i nevojitën për më shumë trupa ushtarak. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme