Gazetari i ABC, Ermal Vija bën me dije se mbetet në fuqi pezullimi i zgjedhjeve të 2 marsit për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Pas ankimit të akademisë Luftëtari, Gjykata e Tiranës shqyrtoi edhe padinë e klubit “ albanët”, duke lënë në fuqi pezulimin e Komisionit të Verifikimit dhe Komitetit Ekzekutiv në FSHF.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Flamur Kapllani ndërsa vendimi i parë nga gjyqtarja Frida Osmani.
Më herët gjykata ka rrëzuar edhe asamblenë për zgjedhjet rajonale të FSHF-së në kryeqytet duke i dhënë të drejtë bashkisë si aksioner i klubit të futbollit.
Armando Duka kërkon një mandat të 6-shtë në krye të FSHF-së ndërsa 2 kandidatët e tjerë janë Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova.
Gjykata e Tiranës ka bërë me dije se nëse ky vendim nuk zbatohet nga FSHF, përbën shkelje penale dhe dënohet me 2 deri në 3 vite burg./albeu.com
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën