Google ADS

Argjentinë, të paktën 240 milionë dollarë dëme nga zjarri i pyjeve që vazhdon prej javësh

18:58 | 21 Shkurt 2022
KRG

Autoritetet argjentinase njoftuan se provinca Corrientes ishte më e prekura nga zjarri, i cili po vazhdon prej më shumë se një muaji në fshatrat në verilindje të vendit.

Zjarret në pyje që kanë përfshirë Argjentinën verilindore që nga mesi i janarit kanë shkaktuar më shumë se 240 milionë dollarë dëme materiale, transmeton AA.

Autoritetet argjentinase njoftuan se provinca Corrientes ishte më e prekura nga zjarri, i cili po vazhdon prej më shumë se një muaji në fshatrat në verilindje të vendit.

Autoritetet deklaruan se zjarri në Corrientes vazhdoi në të paktën 8 zona të ndryshme, pavarësisht shiut të dobët gjatë fundjavës.

Duke informuar se rreth 800.000 hektarë tokë janë prekur nga zjarret në Corrientes, që ndodhet në kufirin e vendit me Paraguain dhe Uruguain, zyrtarët deklaruan se ata mendojnë se zjarri shkaktoi të paktën 240 milionë dollarë dëme.

Zyrtarët theksuan se mund të duhen vite për të kompensuar dëmin në fjalë.

Duke theksuar se ekipe nga shumë qytete të vendit erdhën në Corrientes për ta shuar zjarrin, zyrtarët thanë se gjithashtu zjarrfikësit nga Brazili dhe Bolivia arritën në rajon.

Ndërkohë, meteorologët thanë se reshjet pritet të vazhdojnë edhe këtë javë.

Zjarret e vazhdueshme në Corrientes kanë shkaktuar një goditje të rëndë ekonomike për zonat rurale si dhe për të ardhurat bujqësore.

Ndërkohë që humbën jetën shumë gjallesa për shkak të zjarreve, në rrjetet sociale u shpërndanë pamje të kafshëve që iknin nga vendet ku jetonin për shkak të zjarreve.

Rreth 9 për qind e zonës së Corrientes është përfshirë nga zjarret

Sipas lajmit të publikuar në mediat argjentinase më 19 shkurt, në raportin e përgatitur nga ekspertët e Institutit Kombëtar të Teknologjisë Bujqësore thuhet se nga zjarret në Corrientes janë prekur 785.238 hektarë tokë.

Raporti njoftoi se zona e shkatërruar nga zjarret korrespondon me rreth 9 për qind të sipërfaqes së provincës dhe shkalla e përhapjes së zjarrit arriti pothuajse 30.000 hektarë në ditë nga 7 deri më 16 shkurt.

 

Të ngjashme