Google ADS

Shtrenjtohet benzina, nafta ngelet me çmim të njejtë

14:51 | 21 Shkurt 2022
arbresh.info

Rritje e re e çmimeve të karburanteve të naftës. Nga mesnata benzinat do të shiten me çmim më të lartë për gjysmë denari, ndërsa dizeli mbetët me çmim të pandryshuar në periudhën e ardhshme shtatëditore, shkruajnë mediet maqedonase.

Komisioni Rregullatorë për Energjetikë sot vendosi çmim të Eurosuper BS-95, Eurosuper BS-98 dhe vajit ekstra të lirë për amvisëri për tu rritur për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit të mbetet i njëjtë.

Në përputhje me vendimin e ri, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 82,5 denarë për litër, Eurosuper-98 do të jetë 84,5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lirë për amvisëri do të shitet për 73,5 denarë për litër. Çmimi i çizelit mbetët 74 denarë për litër.

Çmimi i mazutit në pakicë po rritet për 0,430 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 46,921 denarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme