Google ADS

Arsyeja e dështimit të seancës për rastin e “Donjeta Pajaziti”

14:02 | 21 Shkurt 2022
arbresh.info

Pas këtij shkrimi të publikuar në portale, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se Urdhëresa për përcjelljen e personit në fjalë për në Gjykatë është ardhur me vonesë, dhe si pasojë e kësaj SHKK nuk ka pasur asnjë njësi të lirë për ta zbatuar urdhëresën.

Bazuar në Rregulloren e Brendshme të Punës, Urdhëresa duhet të pranohet së paku 72 orë më herët, me qëllim që përcjelljet të planifikohen me kohë dhe me prioritet, ndërsa urdhëresa në fjalë është pranuar më 18.02.2022, ora 15:15 për tu realizuar sot më 21.02.2022.

SHKK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në vend./arbresh.info/

Anulohet seanca e rigjykimit për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme