Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka zbuluar detaje nga jeta e saj në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo ka pozuar për revistën “ELLE Spain”, ndërsa ka rrëfyer fëmijërinë e vështirë dhe se si muzika e ndihmoi që të kalonte këtë pjesë të jetës. Rita është larguar nga Kosova në vitin 1991 dhe u rrit në Notting Hill.
Ajo foli hapur për të qenit refugjat dhe tha: “Po, të qenit refugjat ishte pjesa më e vështirë, por muzika më ndihmoi shumë për t’u përballur me ato ndjenjë. Mendoj se sfida e vërtetë ishte se ndihesha si një e huaj dhe se nuk kisha një vend të përkatësisë. Po, kjo ishte gjëja më e vështirë për mua, por, siç e kam theksuar edhe më parë, muzika më ndihmoi shumë për të përballuar ato ndjenja. Pavarësisht nëse dëgjoja apo aktroja ishte mënyra ime për t’u lidhur me botën. Kjo është fuqia e fundit e muzikës: ajo na lejon të krijojmë lidhje me njerëz që ndryshe nuk do t’i kishim, na jep një ndjenjë të komunitetit dhe ndjenjën se nuk jemi vetëm në këtë planet”./kosovarja/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”