Rusia është gati ta fillojë edhe një luftë tjetër kundër Ukrainës. Kosova është vija e parë e fushatës agresive ruse në Ballkan, ku vetëm gjatë javës së kaluar tri herë Kosova u godit direkt!
Shkruan: Enver Hoxhaj
Në fillim të javës Putini akuzoi NATO-n për bombardimin e Serbisë. Por, mori përgjigje nga Kancelari Scholz i cili i tha se NATO ndali gjenocidin serb në Kosovë!
Në fund të javës së kaluar, Lavrovi, akuzoi Shqipërinë dhe Kosovën që po rekrutojnë mercenarë për luftën në Ukrainë! Në fund, edhe një eurodeputete franceze pro ruse gënjeu gjithashtu diçka edhe kundër Kosovës!
Kjo tregon që Kosova veçse është pjesë e betejës propagandistike të luftës në Ukrainë! Këtu goditet Kosova, por edhe partnerët tanë perëndimor! Një goditje e strukturuar ndaj Kosovës e asesi një rast i izoluar, por, ky nuk është fundi!
Para luftës kundër Gjeorgjisë në 2008, aneksimit të Krimesë në 2014, referendumeve për pavarësi të Katalonisë dhe të Skocisë më vonë e zgjedhjeve parlamentare apo presidenciale në disa vende të BE-së, vet Putini dhe diplomatë rusë përmes dezinformimit dhe lloj-lloj gënjeshtrje kanë goditur Kosovën!
Në të kaluarën, çdoherë qëllimshëm dhe në mënyrë të menduar mirë kemi reaguar kundër propagandës ruse në mënyrë zyrtare, duke dërguar dokumente strategjike në pjesë të ndryshme të botës për t’i shpërfaqë gënjeshtrat e tyre në mediat botërore!
Shpesh brenda ditës është mbledhë edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të koordinuar qëndrimet dhe veprimet në nivel shteti!
Qeveria e Kosovës po dështon të kundërgodasin Rusinë sepse nuk mjafton një postim në “Twitter” si reagim ad-hoc e as një deklaratë për mediat tona për të na bindur se po ndodhë diçka! Goditja ruse e javës së fundit ka mundur ta përcaktojë numrin aq të vogël të takimeve dhe nivelin e ultë gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih! Por, ndoshta krerët shtetërorë që ishin atje nuk e kuptojnë as kah po ju vjen!
Për të përballuar këtë kampanjë të dezinformimit, duhet reagim shtetëror dhe betejë të cilën duhet bërë çdo ditë për ta çmontuar dhe dekonstruktuar gënjeshtrën ruse! Nëse përshkallëzohet kriza atje, Rusia dhe Serbia do të jenë edhe më agresive në Ballkan dhe veçanarisht kundër Kosovës në çdo forum ndërkombëtar e në shumë media perëndimore dhe më gjerë! Këshilli i Sigurisë Kombëtare është adresa më e duhur për një gjë të tillë, i cili të paktën për opinion publik, që kur ka filluar kriza e Ukrainës dhe goditjet ruse kundër Kosovës nuk është takuar asnjëherë! E Serbia e ka mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të mbështet rusët në betejën e tyre kundër Kosovës ose për të qenë vetë platformë ruse në Ballkan kundër nesh.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...