Një 55-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit në Sernaglia Battaglia, në Treviso.
Mediat italiane raportojnë se në aksident u përfshinë 2 makina, një Mercedez i zi A-Class, që drejtohej nga shqiptarja Edlira Alicka dhe një Audi A6. Dy mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në poshtë rrugës.
Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia në drejtim të Coneglianos. Menjëherë pasi u furnizua me karburant, mjeti i shqiptares në rrethana ende të paqarta është përplasur nga Audi A6.
55-vjeçarja shqiptare humbi tragjikisht jetën. Trupi i saj mbeti i bllokuar në kabinë, pas përmbysjes së makinës. Ishin shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të gruas, pas rreth 2 orësh.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...