Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, së bashku me kryetarë të grupeve parlamentare, në të cilën përcaktoi agjendën e punës së Kuvendit për këtë javë.
Kështu, nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, Kryesia vendosi që, përveç seancës së nesërme (të përcaktuar në mbledhjen e kaluar të Kryesisë), Kuvendi të mblidhet në seancë plenare edhe të enjten, më 24 shkurt 2022, në të cilën pritet të shqyrtohen disa projektligje, të zhvillohet një debat, si dhe të shqyrtohen çështje të tjera të përcaktuara në rend të ditës.
Seanca do të fillojë me deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vijuar me shqyrtimin e Projektligjit nr.08/L-126 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, si dhe atë për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave.
Më pas, Kuvendi do të debatojë në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi, për të vijuar me shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr. nr.08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore.
Për herë të parë, ndërkaq, pritet të shqyrtohet Projektligji nr.08/L-005 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Projektligji nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, Projektligji nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, si dhe Projekt-Kodit Civil i Republikës së Kosovës nr. 08/L-124.
Në rend dite të kësaj seance do të jetë edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë./arbresh.info/
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...