Mourinho mund përballet me një dënim të rëndë

11:41 | 21 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Sipas gazetës La Stampa, José Mourinho mund të dënohet me dy ose tre ndeshje pasi i tha gjyqtarit Luca Pairetto: ‘ Juventus të dërgoi’.

Trajneri portugez u përjashtua nga loja në pjesën e dytë të barazimit 2-2 të Romës kundër Hellas Verona të shtunën. Giallorossi shkrinë epërsinë e dy golave, por Mourinho humbi durimin në shtesa.

Gazeta La Stampa shton një tjetër detaj që mund t’i kushtojë Mourinhos një pezullim të gjatë.

Gazeta me bazë në Torino raporton se Mourinho i ka bërtitur Pairettos: “Të dërguan këtu me qëllim, Juventusi të dërgoi”.

Bianconerët janë pretendentë të drejtpërdrejtë të Romës për një përfundim në top-katërsh dhe janë gjashtë pikë mbi Giallorossi në tabelën e Serie A.

Vëllai i Pairettos, Alberto ka punuar për Juventusin gjatë tetë viteve të fundit, fillimisht si Shef i Ngjarjeve dhe më pas si Shef i të Ardhurave të Stadiumit. Babai i tyre Pierluigi ishte një ish-arbitër i Serisë A, i dënuar pas skandalit Calciopoli.

Pairetto, 37 vjeç, është një nga zyrtarët më me përvojë të Serie A. Ai ka mbikëqyrur 92 ndeshje në ligën më të lartë të Italisë dhe u promovua si gjyqtar ndërkombëtar shtatorin e kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme