Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku ka thënë se kanë kërkuar debat parlamentar për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi. Ai tha se kryeministri duhet të raportojë para deputetëve dhe t’u mundësojë ta luajnë funksionin e vet si mbikëqyrës të punës së qeverisë.
Tahiri është shprehur se dialogu ka mobilizuar akterët ndërkombëtarë, por një gjë e tillë nuk po ndodh me udhëheqësit në Kosovë.
“Ne e kemi bërë një kërkesë për të pasur një mocion përmbajtësor rreth zhvillimeve në dialogun Kosovë – Serbi. Ne konsiderojmë se kjo temë është ndër më të rëndësishmet dhe më të ndishmet me të cilen po ballafaqohet Kosova. Në këtë kuptim është tepër me rëndësi që në këtë fazë të qartësohet strategjia dhe qasja që e ka Kosova karshi këtij dialogu. Për neve është me rëndësi që dialogu të kalojë në një etapë tjetër që nënkupton mbylljen e një procesi të gjerë, duke arritur një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë që do të jetë njohja reciproke. Kemi kërkuar një raportim të kryeministrit për këtë çështje dhe kështu deputetët të ushtrojnë funksionin e tyre, të mbikëqyrin një proces jetik për Kosovën. Një proces që ka mobilizuar faktorin ndërkombëtar. Tani më kemi përfaqësuesin special të SHBA-ve, të Britanisë së Madhe, kemi ndërmjetësuesin e BE-së edhe Gjermania ka emëruar një përfaqësues të tyre, ndërsa Kosova po shkon qysheve pa i adresuar çështjet kryesore. Çështja kryesore është marrëveshja finale që e krijon njohjen reciproke dhe njëherë e përgjithmonë e mbyll dialogun që po konsumon kohë të gjatë të punës së qeverisë, të kësaj dhe qeverive të deritanshme.”, tha Tahiri.
Më tutje, ai në konferencë gjithashtu ka thënë se po hartohet një ligj i rëndësishëm që përcakton edhe më saktësisht rregullimin e funksioneve të qeverisë dhe gjithashtu ka përmendur ligjin e pagave.
Sa i përket Ligjit të Pagave, Tahiri shprehet se karakterizohet nga një mostransparencë e madhe.
“Ajo që duhet të them gjithashtu është se në këtë seancë vjen një ligj i rëndësishëm, ai i qeverisë me të cilin ne dhe unë personalisht kam punuar, për sanksionimin dhe rregullimin e funksioneve të qeverisë, të momenteve siç kemi pasur në të kaluarën, kur kryeministrat kanë dhënë dorëheqje ose janë shkarkuar, a duhet të jenë në zyre apo jo, çfarë vendime mund të marrin e çfarë mund të nënshkruajnë. Jam shumë i lumtur që po vjen në Kuvend për miratim final sepse kjo e mbyll një pjesë të reformës, ndërsa jemi në pritje të sjelljes së Ligjit të Pagave dhe këtu ka mungesë serioze të transparencës dhe kjo ka shkaktuar debate nga organizatat buxhetore, sindikatat. Porosia ime kryesore për qeverinë është se mund të vendosni çfarëdo koeficienti prej 1 në 10, ose 2 në 20, por ajo që vlen është vlera e koeficientit sepse kjo e përcakton kalkulimin e pagës. E kam thënë javën e kaluar, kjo qeveri është kah mbetet, dhe do të mbetet, dhashtë zoti të mos mbetet, por çfarë kemi parë deri tash është qeveria e dobët prej masluftës dhe viti 2022 është koha kur duhet të shihen dinamika më të larta. Rreth ditës së enjte janë dy votime, votim e projektrezolutës lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe votimi i projektrezolutës për vendimin e ZRRE-së dhe shpresojmë që VV të ketë reflektim në këtë.”, tha Tahiri.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...