Google ADS

“Fluturojnë” ferizajasit, 295 gjoba për mos respektim të shpejtësisë së kufizuar

11:37 | 21 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aksionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Ky aksion, po zbatohet nga policët e Njësisë Rajonale e Komunikacoinit Rrugor dhe policët e rendit të stacioneve Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale të rajonin të Ferizajt. Përveç policëve me uniformë janë të angazhuar edhe policë me rroba dhe automjete civile.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale nga data 14-20 shkurt-2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 295 gjoba
Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 18 gjoba
Kyçja e parregullt në rrugën kryesore. 7 gjoba
Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 16 gjoba
Kalimi i afatatit të regjistrimit , 23 gjoba
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 15 gjoba
Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 145 gjoba
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 46 gjoba
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 431 gjoba
Heqje e patentë shoferit , 23
Gjithsej , 996 gjoba

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme