Një femër godet me veturë dy këmbësore në Gjilan

09:57 | 21 Shkurt 2022
A. B.

Shoferja femër nga pakujdesia ka goditur me veturë dy viktimat femra, të cilat ishin duke kaluar rrugën në fshatin Velekincë të Gjilanit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimat për shkak të lëndimeve kanë pranuar mjekësor në emergjencë në Gjilan, shkruan arbresh.info

Ndërsa në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Velekincë, Gjilan, 20.02.2022-18:00. E dyshuara femër kosovare derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur me veturë dy viktimat femra kosovare, të cilat ishin duke kaluar rrugën. Viktimat për shkak të lëndimeve kanë pranuar mjekësor në emergjencë në Gjilan, pastaj janë liruar. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt-thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme