Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Rusia po luan një lojë të papërgjegjshme me jetët e njerëzve

09:07 | 21 Shkurt 2022
arbresh.info

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka akuzuar Rusinë se po luan një lojë “të papërgjegjshme” me jetët e njerëzve në Ukrainën lindore.

Baerbock gjithashtu i bëri thirrje Rusisë që të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe tha se për shkak se Rusia kishte krijuar “krizën”, ajo duhet të ndihmojë në zgjidhjen e saj, sipas Reuters.

Baerbock i bëri komentet në Bruksel të hënën në mëngjes ndërsa mbërriti për një takim me homologët e saj të BE-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme