Kohët e fundit numri i divorceve në botë është duke u rritur në masë.
Kjo vjen si pasojë e një sërë faktorësh, që dy vitet e fundit po lidhet dhe me pandeminë globale. Megjithatë, ajo që ndodhta shumica prej nesh nuk e dinim, është se edhe dita e dasmës luan një rol kyç në divorce.
Sipas “Daily Mail”, një zbulim i kohëve të fundit thotë se çiftet që shpenzojnë shumë në ditën e dasmës, kanë më shumë gjasa të përfundojnë në divorc. Rezultatet e sondazhit tregojnë se 10% e martesave që patën një dasmë që kushtonte më shumë se 20,000 £ u shkatërruan brenda tre viteve. Ata zbuluan gjithashtu se 34 % që kishin dhjetë ose më pak të ftuar në dasmën e tyre përfunduan duke u divorcuar brenda një dekade.
Drejtori i kërkimit të këtij studimi, Harry Benson, tha se dasmat e shtrenjta mund të jenë të këqija për martesat për shkak të rrezikut të borxhit. Sipas disa sondazheve zyrtare, u zbulua se kostoja mesatare e një dasme ishte rritur nga 3,729 £ në vitet 1960 në 9,832 £ në 2010.
Që nga vitet 1970 ka pasur një rritje të konsiderueshme të shkallës së divorcit në nivel global. Prandaj, nuk është për t’u habitur që studiuesit bëjnë çmos për të gjetur shkaqet e ndryshme që mund të çojnë në ndarje. Disa prej tyre studiojnë edhe faktorët që mund ta bëjnë një martesë më të suksesshme dhe harmonike, zakonisht duke marrë parasysh moshën dhe nivelin arsimor të çifteve.
Ne u hasëm në një studim që sugjeron se gjenet tona mund të luajnë një rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për një martesë të lumtur. Gjenet mund të vendosin nëse jeni të lumtur në martesën tuaj!
Ngjyra e syve, forma e trupit dhe grupi i gjakut janë të trashëguara nga prindërit tanë. Gjenet tona kontrollojnë karakteristikat tona fizike, por, në mënyrë paradoksale, ato mund të jenë edhe përgjegjëse për sjelljen tonë. Për shembull, ne të gjithë besuam se nëse një çift divorcohej, kjo ishte për shkak të psikologjisë ose mungesës së komunikimit ose kimisë./topradio/
Lansohet projekti GENESIS, mbështetur nga Ministria për Evro...
Skandali i Shërbimeve Postare Diplomatike, reagojnë nga MPJD
Osmani takohet me Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit n...
Kurti takohet me Guerotin, temë diskutimi ishte bashkërendim...
Shqipëri, shtohen problemet e shëndetit mendor tek të rinjtë
Emery thotë se me Aston Villa synon të fitojë trofe