Policia e Kanadasë në Otava pas gazit lotsjellës ka përdorur kimikate irrituese në operacionin që filloi mëngjesin e së shtunës kundër protestuesve të “Konvojit të Lirisë” të organizuar nga shoferët e kamionëve si reagim ndaj kufizimeve të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në operacionin e publikuar në televizionet kombëtare, vërehet se policia ka përdorur kimikate irrituese gjatë zbrapsjes së grupit i cili ndodhej përballë saj në formë blloku.
Përdorimi i kimikateve nga policia është ndarë me një njoftim edhe nga llogaria në median sociale e strukturës së policisë së Otavës.
Forcat e sigurisë njoftuan se të shtunën janë arrestuar edhe 47 persona dhe se janë tërhequr 38 automjete të protestuesve.
Policia e Otavës tha se në mesin e të arrestuarve ka persona të veshur me jelek anti-plumb dhe që posedonin bomba tymëse dhe materiale piroteknike në çanta.
Me arrestimet e fundit, numri i personave të arrestuar në protestat në Otava ka arritur në 170.
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani